Sporti

Zyrtare: Marciniak do ta referojë finalen e madhe Manchester City – Inter

05/22/2023 15:11
nga:Lorik J

Szymon Marciniak i Polonisë do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve midis Manchester City dhe Inter, që do të luhet në stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll të shtunën më 10 qershor.

Marciniak ka marrë drejtimin e tetë ndeshjeve të UEFA Champions League këtë sezon, duke përfshirë ndeshjen e dytë gjysmëfinale midis City dhe Real Madrid. Kjo do të jetë finalja e tij e parë në UEFA Champions League si arbitër, pasi shërbeu si gjyqtari i katërt në 2018, përcjell GazetaBlic Sport.

42-vjeçari gjithashtu drejtoi finalen e Kupës së Botës FIFA mes Argjentinës dhe Francës në Katar dhjetorin e kaluar.

Marciniak do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Paweł Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz. Zyrtari i katërt, Istvan Kovacs, është nga Rumania. Roli i VAR-it i është caktuar Tomasz Kwiatkowski, po ashtu nga Polonia dhe ai do të ndihmohet nga bashkatdhetari Bartosz Frankowski dhe Marco Fritz nga Gjermania.

/GazetaBlic Sport