Sporti

Zyrtare: Manchester United arrin marrëveshje me Feyenoord për mbrojtësin e talentuar, Tyrell Malacia

07/01/2022 19:29
nga:E K

Manchester United ka arritur marrëveshje për transferimin e Tyrell Malacias.

“Djajtë e Kuq” kanë arritur përforcimin e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Erik ten Hag, shkruan GazetaBlic Sport.

Malacia i kushtoi Unitedit 15 milionë euro plus 2 të tjera në formë bonusesh si dëmshpërblim për tashmë ish klubin e tij, Feyenoord.

I riu holandez luan si mbrojtës i majtë dhe është paraqitur 98 herë për Feyenoord duke realizuar edhe 4 gola.

/GazetaBlic Sport/