Sporti

Zyrtare: Manchester City përballet me Copenhagen në Champions League

12/18/2023 12:18
nga:Lorik J

Skuadra e Manchester Cityt ka mësuar kundërshtarin e tyre në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Pep Guardiolas do të përballet me ekipin e Copenhagen në fazën e eliminimit të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshjet mes këtyre skuadrave do të zhvillohen në muajin shkurt.

Kujtojmë se momentalisht po hidhet shorti në zyret e UEFA’s në Nyon të Zvicrës.