Bukayo Saka ishte i lumtur me fitoren 2-0 të Arsenalit në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, duke thënë se skuadra dërgoi një mesazh të qartë për rivalët e tyre evropianë.
“Ne besojmë në veten tonë, ne besojmë se jemi një ekip i madh. Këtë e treguam sonte”, tha Saka.
“Unë u thashë djemve se duhet të bëjmë një shfaqje të madhe kur skuadra të mëdha vijnë këtu,” shtoi sulmuesi anglez për mediat pas ndeshjes.
Arsenali tani ka 4 pikë në Champions League pas fitores 2-0 ndaj PSG’së.
/GazetaBlic Sport