Sporti

Zyrtare: Llapi transferon futbollistin maqedonas, Ahmed Domazet

01/10/2026 13:12
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Llapit ka zyrtarizuar transferimin e radhës.

Ahmed Domazet është afrimi më i ri në merkaton e janarit, shkruan GazetaBlic Sport.

“21-vjeçari vjen në Podujevë si një përforcim me perspektivë, i gatshëm të tregojë cilësitë e tij dhe të rrisë konkurrencën në repartin defensiv të skuadrës sonë”, thuhet në postimin e publikuar nga Llapi.