Sporti

Zyrtare: Liria transferon mbrojtësin Redon Arifi

07/26/2023 18:29
nga:Lorik J

Skuadra e Lirisë ka arritur marrëveshje me mbrojtësin kosovar, Redon Arifi.

FC Liria me një komunikatë për media ka njoftuar se Arifi është transferuar tek skuadra e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Qendër mbrojtësi 20 vjeçar ka luajtur më parë në ekipin e 2 Korrikut.

Ja njoftimi i klubit:

“Redon Arifi përforcon mbrojtjen e Lirisë
Mbrojtësi korpulent, Redon Arifi, që luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ka nënshkruar me Lirinë.
Ai, vie nga Akademia e njohur e 2 Korrikut, dhe bazuar në moshën dhe fizikusin (1.95 cm gjatësi) e tij, pritet të jetë një futbollistë me të ardhme”, pohon kryetrajneri Nedim Yigit.
Ndërsa, 20-të vjeçari Arifi pohoi:” Jam i lumtur që u bëra pjesë e kësaj skuadre të madhe.
Pres që të zhvillohem dhe dëshmoj cilësi, për të ndihmuar klubin drejt synimeve” shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport