Liga elitare franceze, Ligue 1, ka konfirmuar një ndryshim të madh në mënyrën e organizimit të këtij kompeticioni.
Pas një takimi me drejtues të klubeve, Ligue 1 ka vendosur të reduktojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në ligën elitare të Francës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ligue 1 nga 20 skuadra do të organizohet me 18 që nga sezoni 2023/24.
Të gjitha klubet pjesëmarrëse kanë votuar pro këtij ndryshimi, përveq FC Metz, e cila votoi kundër.
/GazetaBlic Sport/


