Sporti

Zyrtare: Leo Messi mungon në ndeshjen e fundit të Barcelonës, kjo është arsyeja

05/21/2021 11:16
nga:Mergim Rreci

i Leo Messi nuk është stërvitur të premten me lejen e trajnerit dhe ai nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen kundër Eibar të shtunën.

Kupa e Amerikës do të fillojë më 13 qershor dhe kësisoj Messi kërkon që të pushojë më herët, që të jetë sa më i gatshëm me kombëtaren.

Këtë sezon ai ka  fituar Copa del Rey dhe në 47 paraqitjet e tij (35 në kampionat, gjashtë në Champions League, pesë në Copa del Rey dhe një në Super Cup) ai ka shënuar 38 gola këtë sezon dhe 30 golat e tij në kampionat do të thotë se ai është virtualisht i siguruar për një titull tetë ‘pichichi’ si golashënuesi më i mirë në La Liga, përcjell GazetaBlic Sport.

Vlen të kujtohet se këtë sezon argjentinasi ka thyer rekordin e paraqitjes së të gjitha kohërave me fanellën e Barcelonës me 778 ndeshje, duke tejkaluar shifrën e mëparshme të Xavi.

Messi gjithashtu ka thyer shifrën historike të Pelé për golat me të njëjtin klub pasi Argjentinasi tani ka shënuar 672 gola në një fanellë të Barça.

/GazetaBlic Sport/