Sporti

Zyrtare: Kjo është kundërshtarja e Distria Krasniqit në çerekfinale

07/28/2024 11:58
nga:L J

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën e saj në Lojërat Olimpike.

Krasniqi ka triumfuar në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Indonezia, Ina Maharani, shkruan GazetaBlic Sport.

Në çerekfinale, Distria Krasniqi do të ballafaqhet me xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.

Kujtojmë se 28 vjeçarja nga Peja në duelin e parë, triumfoi për vetëm 37 sekonda.

Distria Krasniqi po lufton në kategorinë -52 kg në Paris.

/GazetaBlic Sport