Sporti

Zyrtare: Kjo është kundërshtarja e Distria Krasniqit në çerekfinale të Botërorit të Xhudos

05/08/2023 13:56
nga:L J

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar edhe duelin e rrethit të tretë në Botërorin e Xhudos.

Krasniqi ka mposhtur xhudisten belge, Ryheul në “Golden Score”, me ç’rast edhe ka siguruar çerekfinalen në këtë turne të madh, shkruan GazetaBlic Sport.

Në çerekfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten koreane, Seyun Jang.

Kjo luftë pritet të zhvillohet pas rreth 45 minutave.

/GazetaBlic Sport