Pas shumë pritjesh, tashmë është zyrtare: Van Dijk ka rinovuar kontratën me Liverpoolin, duke ndjekur rrugën e Mohamed Salah , i cili bëri të njëjtën gjë javën e kaluar. Marrëdhënia e re kontraktuale zgjat deri në vitin 2027.
“Ka shumë emocione që kalojnë nëpër kokën time për momentin. Është një ndjenjë krenarie, është një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e mahnitshme. Rruga që kam pasur deri më tani në karrierën time, duke qenë në gjendje ta zgjas edhe me dy vite të tjera në këtë klub është fantastike dhe jam shumë i lumtur”, tha kapiteni i Reds për kanalet zyrtare të klubit.
Van Dijk, 33 vjeç, ka qenë në Liverpool që nga janari 2018, i cili në atë kohë e bëri atë qendërmbrojtësin më të shtrenjtë ndonjëherë, duke e blerë atë nga Southampton për 84 milionë euro. Që atëherë, holandezi ka bërë 314 paraqitje për klubin, ka shënuar 27 gola dhe ka fituar shtatë trofe.
Liverpooli tani ka zgjidhur dy nga tre rastet kryesore të lojtarëve që fillojnë sezonin 2024/25 në vitin e fundit të kontratave të tyre. Salah dhe Van Dijk tashmë kanë rinovuar, mbetet për t’u parë nëse Trent Alexander-Arnold do të bëjë të njëjtën gjë. Ose nëse, siç theksojnë burime të ndryshme, mbrojtësi 26-vjeçar do të largohet në Real Madrid si transferim i lirë.
/GazetaBlic Sport/


