Sporti

Zyrtare: Interi rinovon kontratën me Simone Inzaghin

09/05/2023 12:14
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Interit e ka rinovuar kontratën me trajnerin Simone Inzaghi.

Trajneri italian do të jetë në krye të ‘Neruazzurëve’ deri në vitin 2025, përcjell GazetaBlic Sport.

‘FC Inter është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të Nerazzurrëve deri në vitin 2025‘, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.