Andres Iniesta ka zgjatur karrierën e tij përtej vitit 2021 me ekipin e divizionit të parë të J-League Vissel Kobe.
Iniesta, i cili u transferua në skuadrën japoneze në vitin 2018 pas një karriere 22-vjeçare në Barcelona, njoftoi se një marrëveshje e re do ta mbajë atë në klub deri në sezonin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë jam ende shumë i motivuar për të vazhduar këtë projekt,” tha Iniesta.
“Kam pasur një ndjenjë të fortë kur kam ardhur këtu tre vjet më parë, dhe kam ende të njëjtën ndjenjë tani”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


