Sporti

Zyrtare: Hekuran Berisha, lojtar i ri i Dinamos

06/19/2025 18:57
nga:Mergim Rreci

Hekuran Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City.

Ish sulmuesi i Dukagjinit ka firmosur kontratën me skuadrën shqiptare dhe më pas ka udhëtuar drejt Ohrit për t’iu bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje, transmeton GazetaBlic Sport.

Berisha vjen pas një sezoni të mirë me Dukagjinin në Kosovë, ku ka shënuar 11 gola.