Sporti

Lajm i mirë për Arsenalin, David Raya i shpëton lëndimit serioz në shpatull!

11/24/2026 15:09
nga:Mergim Rreci

Portieri spanjoll i është nënshtruar kontrolleve të mëtejshme mjekësore, të cilat kanë përjashtuar mundësinë e një dëmtimi serioz në shpatull.

Raya do të mungojë vetëm për disa ditë në stërvitjet e Arsenalit dhe pritet të rikthehet së shpejti në punë me skuadrën, shkruan GazetaBlic Sport.

Një lajm pozitiv për trajnerin dhe tifozët e Arsenalit, pasi dëmtimi i portierit titullar rezulton të mos jetë aq shqetësues sa ishte menduar fillimisht.

/GazetaBlic Sport/