Sporti

Zyrtare: Hamsik pensionohet nga futbolli

06/01/2023 21:27
nga:E K

Sllovaku, Marek Hamsik që luajti për Napolin midis viteve 2007 dhe 2019, në të cilin luajti 520 ndeshje për klubin italian, njoftoi këtë të enjte përmes rrjeteve sociale se po i jep fund karrierës së tij në fund të sezonit.

Lojtar rekord për Sllovakinë, me 136 paraqitje dhe 26 gola, ai ka përfaqësuar skuadrën turke Trabzonspor për dy sezone, me katër gola në 64 ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.

Kam filluar në Jupie kur isha katër vjeç dhe në fund të këtij sezoni përfundon karriera ime futbollistike. Kanë qenë nëntëmbëdhjetë vjet të pabesueshëm. SK Slovan Bratislava, Brescia, Napoli, Dalian Pro, IFK Gothenburg dhe Trabzonspor. Më shumë se 700 ndeshje për klube dhe shumë gola të shënuar… Kur isha i vogël, vetëm ëndërroja dhe imagjinoja se një ditë do të kisha një karrierë të suksesshme në futboll në nivelin më të lartë dhe unë ia dola. Faleminderit për gjithçka! E jetova ëndrrën time…”, tha ai në mesazhin e lamtumirës.

/GazetaBlic Sport/