Sporti

Zyrtare: Gentjan Mezani, trajneri i ri i Drenicës

10/26/2026 15:14
nga:L J

Skuadra e Drenicës ka emëruar trajnerin e ri pas largimit të Mehmetit.

Klubi nga Skenderaj ka njoftuar se Gentjan Mezani do të jetë kryetrajneri i ekipit të tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë njoftimi i klubit:

“NJOFTIM ZYRTAR
GENTJAN MEZANI, TRAJNER I RI I FC DRENICA
FC Drenica njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me trajnerin Gentjan Mezani, i cili do të jetë në krye të shtabit teknik të skuadrës sonë.
Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mezani, duke i dëshiruar shumë suksese në drejtimin e ekipit dhe në përmbushjen e objektivave sportive të klubit.
Mirë se vjen në Drenicë, trajner”, shkruan klubi.

/GazetaBlic Sport