Sporti

Zyrtare: Galatasaray transferon një tjetër futbollist, ia merr Granit Xhakës shokun e skuadrës

08/01/2023 21:18
nga:Genita C

Kampioni i Superligës së Turqisë, Galatasaray ka bërë një tjetër transferim pas Zaha-s, Icardit dhe Angelos.

Në ekipin turk tashmë ka zbarkuar edhe futbollisti turk me pasaportë gjermane, Kerem Demirbay.

30-vjeçari do të jetë trasnferimi i radhës i kampionit aktual turk. Demirbay ishte pjesë e Bayer Leverkusen, aty ku po luan edhe lojtari shqiptar, Granit Xhaka.

Por, nga sot ai llogaritet si futbollisti më i ri i Galatasarayt.

Nuk dihet ende shifra e saktë e këtij transferimi, por vlera e futbollistit sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 6 milionë euro.

Kujtojmë që Galatasaray është afër marrëveshjes edhe me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.