Sporti

Zyrtare: Gabriel nënshkruan rinovimin e kontratës me Arsenal

10/21/2022 18:58
nga:E K

Arsenal ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së Gabriel.

Lajmin e kanë konfirmuar “Gunners” përmes rrjetit social, Twitter, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi 24-vjeçar ka vazhduar kontratën me londinezët deri në verën e vitit 2027.

Pas rinovimit, Gabriel u shpreh i lumtur që do vazhdojë karrierën në “Emirates”.

Jam shumë i lumtur që nënshkruaj këtë kontratë të re me Arsenalin, sepse është një klub kaq i madh. Është ëndrra ime dhe sot është dita më e mirë e jetës sime.

Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj kontratën time këtu”.

“Çdo ndeshje, tifozët e përkrahin ekipin në stadium. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që qëndroj këtu. Arsenali është shtëpia ime”.
“Në të ardhmen, dua të fitoj ndeshje për Arsenalin, dua të fitoj trofe me Arsenalin dhe të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, sepse është shtëpia ime”.