Sporti

Kylian Mbappe tejkalon Ronaldo Nazarion, Bale dhe Figon për gola në Ligën e Kampionëve me Real Madridin

11/25/2026 20:46
nga:L J

Kylian Mbappe ka tejkaluar Ronaldo Nazarion, Gareth Bale dhe Luis Figon për sa i përket golave ​​të shënuar me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, kjo në vetëm sezonin e tij të tretë.

Mbappe ka shënuar 28 gola në Ligën e Kampionëve në 30 paraqitje për Real Madridin, duke vendosur një ritëm tejet efikas shënimi në Evropë.

Ronaldo Nazario kishte shënuar më parë 13 gola në Ligën e Kampionëve në 34 ndeshje për “Los Blancos”, midis viteve 2002 dhe 2007.

Gareth Bale regjistroi 16 gola në Ligën e Kampionëve në 57 paraqitje gjatë karrierës së tij te Real Madridi, midis viteve 2013 dhe 2022.

Luís Figo gjithashtu shënoi 16 gola në Ligën e Kampionëve në 58 ndeshje, përgjatë pesë sezoneve me Real Madridin, nga viti 2000 deri në 2005.

/GazetaBlic Sport