Fiton Hajdari është larguar nga skuadra e Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes një postimi në Facebook, shkruan GazetaBlic Sport.
“Të dashur miq, me anë të këtij postimi ju njoftoj se nuk jam më pjesë e klubit te FC Malisheva. I falenderoj bashkëlojtarët dhe kryesine e klubit për bashkepunimin 1 vjeçarë”, ka shkruar ai.
GazetaBlic Sport ka njoftuar ditë më parë për këtë lëvizje të Hajdarit.


