Sporti

Zyrtare: FFK njofton për përfundimin e bashkëpunimit me Primoz Gliha

11/22/2023 15:25
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha.

FFK-ja ka falënderuar përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse, transmeton GazetaBlic Sport.

Në njoftimin e publikuar, Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka njoftuar se ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar.

/GazetaBlic Sport/