Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon t’i prezantoj kandidatët e saj për kryetar të komunave.
Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt, Xhevahire Izmaku ka bërë me dije se dega e Vushtrrisë i ka dhënë mbështetje të plotë, Ferit Idrizit për të kandiduar për kryetar të kësaj komune.
“17 vota Për, Ferit Idrizi kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kujtojmë se Idrizi ishte kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017.