Lajme

Zyrtare: Ertan Demiri është drejtor i ri sportiv tek Gjilani

06/08/2024 19:25
nga:Mergim Rreci

SC Gjilani ka njoftuar për angazhimin e Ertan Demirit në pozitën e drejtorit sportiv.

Demiri emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhimit sportiv, teksa më parë ka ushtruar edhe funksione të larta sportive në Football Club Shkupi dhe  Trepça ’89.