Ish-sulmuesi uruguaian dhe legjenda e futbollit, Diego Forlan, është emëruar trajner i ekipit kombëtar të vendit pas një fushate katastrofike në Kupën e Botës, njoftoi të enjten Shoqata e Futbollit të Uruguait (AFU).
Forlan do të marrë detyrën nga Marcelo Bielsa, i cili dha dorëheqjen pas eliminimit të Uruguait në fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Emërimi i tij thuhet se është në baza të përkohshme.
Në një deklaratë të shkurtër zyrtare, AUF njoftoi lajmin, duke thënë: “Diego Forlan kthehet në shtëpi për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar U-20 dhe ekipit kombëtar të meshkujve.”
Marrëveshja me Forlanin, i cili fitoi Topin e Artë për lojtarin më të mirë në Kupën e Botës 2010, është finalizuar pas disa javësh negociatash. 47-vjeçari do të marrë përsipër detyrën e trajnerit të përkohshëm, por kontrata e tij lë derën hapur për një zgjatje, thanë së fundmi burime të AUF-së për AFP-në.
/GazetaBlic Sport


