Sporti

Zyrtare: David Domgjoni bëhet me skuadër të re

07/23/2022 16:11
nga:Mergim Rreci

Manisa ka transferuar mbrojtësin kosovar David Domgjoni.

Domgjoni tani do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit turk, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke shprehur ndjenjat e tij për transferimin, David Domgjoni tha: “Jam i lumtur që vij në një klub që synon Superligën”.

Domgjoni i lindur në Prizren, ka qenë pjesë e Shqipërisë në grupmoshat U17, U19 dhe U21, ndërsa tash te seniorët ka dy paraqitje me Kosovën.