Cristiano Ronaldo u zgjodh nga tifozët e Manchester United si lojtari më i mirë i muajit mars.
“Hat-triku” kundër Tottenhamit (fitore 3-2) ishte vendimtar që portugezi të mundte Sanchon dhe Fredin dhe të zgjidhej për herë të tretë këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.
Numri 7 kishte fituar tashmë në shtator dhe tetor, për shkak të një fillimi të shkëlqyer të sezonit.
Ajo ndeshje me londinezët shërbeu gjithashtu për ta bërë Ronaldon golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave, me 805 gola.
?️ The votes are in — @Cristiano is our Player of the Month for March! ?#MUFC pic.twitter.com/0nPxbg5Ki7
— Manchester United (@ManUtd) March 26, 2022
/GazetaBlic Sport/


