Sporti

Zyrtare: Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

06/15/2023 20:45
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka ndarë rrugët me trajnerin Bylbyl Sokolin.

Sokoli kishte suksese të mëdha me ekipin e Malishevës, pasi e shpëtoi klubin nga rënia dhe ia siguroi mbijetesën, shkruan GazetaBlic Sport.

FC Malisheva ka njoftuar para pak çasteve se Sokoli dhe klubi i tyre kanë rënë dakord të mos e vazhdojnë kontratën.

Ja njoftimi:

“Faleminderit Bylbyl Sokoli!
FC Malisheva dhe trajneri Bylbyl Sokoli, me dakordim të dyanshëm kanë vendosur që të mos renovojnë kontratën për sezonin e ardhshëm.
Klubi e falenderon profesorin Sokoli për punën profesionale dhe angazhimin e tij me ç’rast edhe realizuam synimin për të cilin ishim dakorduar me rastin e marrëveshjes në janar kur profa mori drejtimin e skuadrës.
Klubi i dëshiron suksese dhe i uron shëndet në të ardhmen”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport