Të gjitha të konfirmuara dhe tashmë edhe zyrtare.
Ismaël Bennacer nënshkruan rinovimin e kontratës me Milanin për të cilën palët kanë diskutuar muajt e fundit dhe që algjeriani e ka fituar duke u bërë pikë referimi për skuadrën e Piolit.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës së Ismaël Bennacer deri më 30 qershor 2027. Në Milano që nga vera 2019, Ismaël bëri 129 paraqitje dhe shënoi 4 gola, duke u bërë një pikë referimi në mesfushën e kuqezinjve”, shkruan klubi.
/GazetaBlic Sport
The day you've been waiting for 4️⃣??#ReadyToLeaveAMark #SempreMilan pic.twitter.com/Fh9rxzlKdx
— AC Milan (@acmilan) January 12, 2023


