Behar Maliqi nuk do jetë më pjesë e klubit të futbollit të Prishtinës.
Maliqi ishte ndihmës trajner këtë sezon, por pas përfundimit të këtij stinori, ai është larguar nga kryeqytetasit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i tij në Facebook:
“Nga sot nuk do te jem me pjese e klubit FC Prishtina.
Falenderoj ish kryetarin Rrahman Haradinaj dhe drejtorin sportiv, tash kryetar i klubit, Driton Krasniqi per mundesine e dhene, te gjithe trajneret qe bashkepunuam gjate ketyre dy viteve dhe lojtaret.
Nje falenderim i vecante shkon per tifozet Plisat per mbeshtetjen e dhene.
Klubit i deshiroj shume suksese ne vazhdim”, shkroi Behar Maliqi.
/GazetaBlic Sport


