Barcelona ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e nesërme kundër Interit – që luhet në orën 21:00 në Milano.
Skuadra katalanase udhëton me risinë e Marc Casado, një futbollist i akadamisë, për të plotësuar një listë të mbushur me të dëmtuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Frenkie de Jong nuk e përfundoi stërvitjen e fundit të Barçës dhe nuk u ftua drejt Milanos. Jules Kounde, Ronald Araujo, Memphis Depay dhe Hector Bellerin nuk do të jetë në gjendje poashtu të ndihmojnë shokët e tyre në San Siro.
Ja lista e të ftuarve:
Barcelona: Ter Stegen, Piqué, Busquets, Dembélé, Pedri, Lewandowski, Fati, Ferran, Christensen, Marcos Alonso, Jordi Alba, Kessié, Sergi Roberto, Raphinha, Eric, Iñaki Peña, Balde, Casadó, Gavi, Pablo Torre, Arnau Tenas and Marc Casadó.
/GazetaBlic Sport


