Sporti

Zyrtare: Arsim Thaçi nuk është më trajner i Dukagjinit

08/02/2026 21:24
nga:L J

Klubi i Dukagjinit para pak minutash ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e tyre, Arsim Thaçi.

Dukagjini ka ndërprerë bashkëpunimin edhe me Valmir Bytyçin, Ahmet Haliti dhe Lekë Termkolli, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi i klubit:

“KF Dukagjini njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Arsim Thaçi, si dhe me ndihmëstrajnerët Valmir Bytyqi, Ahmet Haliti dhe Lekë Termkolli.
Klubi shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit. Me profesionalizmin dhe angazhimin e tyre, ata kanë qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të KF Dukagjinit.
Në emër të klubit, drejtuesve, futbollistëve dhe tifozëve, i falënderojmë për çdo moment të kaluar së bashku dhe për gjithçka që kanë dhënë për ngjyrat e Dukagjinit.
Ju urojmë trajnerit Arsim Thaçi dhe ndihmëstrajnerëve Valmir Bytyqi, Ahmet Haliti dhe Lekë Termkolli shumë suksese në vazhdim të karrierës dhe në sfidat e ardhshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal”, ka shkruar klubi.

/GazetaBlic Sport