Sporti

Zyrtare: Arsenal njofton për transferimin e portierit, Matt Turner

06/27/2022 12:34
nga:E K

Arsenal ka zyrtarizuar përforcimin e ri të ekipit.

Përmes rrjetit social, Twitter, në llogarinë zyrtare të klubit, Gunners njoftuan për transferimin e portierit, Matt Turner, shkruan GazetaBlic Sport.

Turner u transferua nga liga amerikane MLS përkatësisht nga klubi New England.

“Matt është një portier me përvojë që do të sjellë cilësi të lartë në skuadrën tonë – ai ishte i mrekullueshëm në MLS”, u shpreh tekniku spanjoll, Mikel Arteta.

Matt Turner do të jetë portieri i dytë pas Aaron Ramsdale.

/GazetaBlic Sport/