Hajduk Split njoftoi në faqen e tyre të internetit se Ante Rebic po largohet nga klubi.
“Kontrata e Ante Rebic, e cila skadon më 30 qershor 2026, nuk do të zgjatet. Siç është njoftuar më parë, klubi ofroi një kontratë të re, por Ante nuk e pranoi atë. Ante Rebic luajti 30 ndeshje për Hajdukun, duke shënuar 7 gola dhe duke dhënë 6 asiste. Ante, faleminderit për gjithçka dhe fat të mbarë në karrierën tënde të ardhshme”, tha klubi në një njoftim.
Ante Rebic mbërriti te Hajduku verën e kaluar si lojtar i lirë, pas një periudhe te skuadra italiane Lecce.
/GazetaBlic Sport


