Sporti

Zyrtare: Alush Gavazaj transferohet tek Liria

08/23/2023 12:02
nga:Lorik J

Skuadra e Lirisë ka njoftuar për transferimin e Alush Gavazajt.

Gavazaj ka nënshkruar me ekipin e Lirisë, teksa u shpreh shumë i lumtur për transferimin  tek skuadra e zemrës, shkruan GazetaBlic Sport.

Zyrtarizimi i tij u bë para pak çasteve nga faqja zyrtare e klubit prizrenas.

Ja postimi i tyre:

“Gavazaj, nënshkruan me Lirinë
Alush Gavazaj, ka nënshkruar me bardhezinjtë.
Ai, luan në pozitën e mesfushorit, pozitë që pritet të forcojë skuadrën.
” Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes.Do të jap maksimumin për skuadrën e zemrës “, tha ai.

/GazetaBlic Sport