Lajme

Zyra e BE-së në Kosovë pas miratimit të liberalizimit të vizave: Urime të gjithëve

04/18/2023 14:38
nga:N M

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

”Lajm i mirë për Kosovën dhe BE-në. Urime të gjithëve”, thuhet në deklaratën e shkurtër në Twitter, të martën.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kosova me vite vazhdoi të mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që i nënshtrohet regjimit të vizave, kjo pritet të marrë fund sipas zyrtarëve të BE-së më së largu më 1 janar 2024.

Ish ambasadorja: Vonesa e liberalizimit të vizave u shkaktua nga kauzat e rrejshme të klasës politike që janë në pushtet