Sporti

Zymer Bytyqi shënon golin e fitores për Konyaspor, finalizim fantastik nga sulmuesi kosovar

02/04/2022 19:59
nga:Mergim Rreci

Konyaspor ka shënuar fitore në ndeshjen e sotme në Superligën e Turqisë.

Zymer Bytyqi ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores ndaj Giresunspor, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi kosovar shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 65’të, që ishte edhe gol që e vendosi rezultatin përfunditmar, 1-0.