Meho Kodro është trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Një nga futbollistët më të mirë boshnjakë në histori do ta mbajë këtë post për herë të dytë. Ai ishte trajner për herë të parë në vitin 2008, por më pas u largua pas vetëm dy ndeshjeve miqësore për shkak të mosmarrëveshjeve me federatën.
Në karrierën e tij si lojtar, Kodro njihej më së shumti si sulmues i Real Sociedad, ku me paraqitje të shkëlqyera arriti një transferim te Barcelona.
Ai kaloi një sezon në klubin katalanas (1995/96). Karrierën e trajnerit e ka filluar si asistent në Sociedad, më pas për një kohë të shkurtër ka qenë trajner i Bosnje-Hercegovinës dhe më pas ka punuar pesë vite në Sociedad me kategoritë më të reja dhe si trajner i ekipit B.
Në karrierën e tij si trajner, ai drejtoi gjithashtu Sarajevën, Servette dhe Stade Lausanne Ouchy.


