Ballkani arriti fitore të madhe ndaj Ferizajt me rezultat 2-0.
Kjo fitore ia siguroi titullin e kampionit të Superligës së Kosovës për vitin 2022/23, skuadrës së drejtuar nga tekniku, Ilir Daja, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për ‘GazetaBlic Sport‘ lojtari i Ballkanit, Qëndrim Zyba ka përshkruar emocionet e tij dhe arritjen e shpalljes kampion i Kosovës.
“Shumë i lumtur që jam shpallur kampion me qytetin tim. Është një ndjenjë e papërshkrueshme, një ndër ëndrrat që e kam pas qysh në fëmijëri kur kam qenë këtu. I falënderoj Xhebrailat dhe qytetin e Suharekës për përkrahjen”, tha Qëndrim Zyba për “GazetaBlic Sport”.


