Sporti

Zyba: Fanella e ekipit kombëtar është gjëja më me vlerë që mund ketë një futbollist në karrierën e tij – jap atomin e fundit për Kosovën

11/22/2023 19:57
nga:L J

Kualifikueset e Evropianit përfunduan pa ndonjë surprizë të fundit, me Kosovën që nuk arriti Euro2024.

Një nga lojtarët e ftuar në grumbullimin e fundit ishte edhe Qendrim Zyba i Ballkanit, i cili shprehet i lumtur me ftesën që mori, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai thotë se fanella e ekipit kombëtar është gjëja më me vlerë për të – teksa shprehet i gatshëm të jap atomin e fundit për Kosovën në çdo moment.

Ja postimi i tij:

“Fanella e ekipit kombëtar është gjëja më me vlerë që mund ketë një futbollist në karrierën e tij. Motivin që fitova nga këto paraqitje do ta kthej në punë për të arritur sa më shumë dhe për të synuar qëllime edhe më të mëdha . Gjithmonë i gatshëm të luftoj deri në atomin tim të fundit për vendin tim ! Unë biri yt ,Kosovë”, shkruan Zyba në Facebook.

/GazetaBlic Sport