Sporti

Zvicra publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës – ftohen katër shqiptarë

08/30/2023 10:47
nga:L J

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Kosovës dhe Andorrës.

Në këtë listë trajneri Murat Yakin ka futur edhe ish-lojtarin e Kosovës, Uran Bislimi.

Poashtu në këtë listë bëjnë pjesë edhe lojtarët tjerë shqiptarë, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.

Ndeshja ndaj Kosovës zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 9 shtator nga ora 20:45.

Dje gjatë ditës për vetëm tri apo katër orë janë shitur të gjitha biletat e këtij takimi.