Lajme

Zvicra mbështet dialogun Kosovë-Serbi bazuar në propozimin e BE-së

01/25/2023 23:38
nga:Genita C

Shefi i Departamentit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Simon Geissbuhler, ka takuar të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai e ka konfirmuar mbështetjen e tij për Escobarin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin e BE-së.

“Sot, ambasadori Geissbuhler u takua me Escobar. Mbështetja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u përsërit në bazë të propozimit të BE-së dhe nevojës për një marrëveshje kornizë gjithëpërfshirëse”, thuhet në një postim në Twitter.