Ryan Giggs do të gjykohet sërish, i akuzuar për sulm dhe dhunë ndaj ish-të dashurës Kate Greville, pasi në gjyqin e parë juria u shkarkua për mosarritjen e një vendimi.
Në një seancë dëgjimore në Manchester, një gjykatës tregoi se gjyqi i dytë i Ryan Giggs pritet të fillojë më 31 korrik 2023, përcjell GazetaBlic Sport.
Në fund të gushtit, gjyqi për ngacmim seksual dhe dhunë në familje, i cili kishte tre javë seanca dhe 23 orë diskutim, përfundoi pa një vendim, sepse juria nuk arriti konsensus.
Rasti bëri që Ryan Giggs të jepte dorëheqjen e tij si trajner i Uellsit në qershor pas disa javësh pezullim nga posti. Ish-lojtari i Manchester United ishte zëvendësuar, në mënyrë të përkohshme, nga Rob Page që nga prilli 2021, pasi u akuzua për ngacmime seksuale dhe sulme ndaj ish-bashkëshortes dhe motrës së tij.
/GazetaBlic Sport/


