Zgjedhjet Lokale

Zotimi i Xhafer Tahirit: Me ritëm edhe më të shtuar do të vazhdojmë realizimin e projekteve

09/25/2021 15:03
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri ka premtuar projekte të reja për mandatin e ri.

“Po i ndaj me ju projektet e realizuara në mandatin e parë në shëndetësi, ashtu siç ju premtuam edhe i realizuam ato, për të gjithë”, ka shkruar ai, derisa është zotuar edhe për dinamikë të re.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Po i ndaj me ju projektet e realizuara në mandatin e parë në shëndetësi, ashtu siç ju premtuam edhe i realizuam ato, për të gjithë.

Me ritëm edhe më të shtuar do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të reja në katër vitet e ardhshme.

#LDK #160

https://fb.watch/8eROaSGqgS/