Lajme

“Zoti ju marroftë!”

11/03/2022 01:14
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

Të gjithë ju, gra e burra, që nuk e mbrojtët Rrahman Jasharin nga bullizimi për dhamtë e prishun nga pleqnia dhe vuejtjet, sot kinse po trishtoheni nga nji akt dhune ndaj nji të moshuemje, jeni vet agresorë e të egër si ato qikat e videos shokuese;

Të gjithë ju që morët pjesë në fyemje dhe kercënim ndaj Jasharit, deri në përmasa të linçit publik, e sot e mbroni plakën e abuzueme në Azilin e pleqve në Pejë, jeni hipokritë e të poshtër.

Trusni.

Nuk e mbrojtët Jasharin sepse ai u sulmu nga kreu i Qeverisë;

E bullizuet, sepse ai po ua prishte idilën që e rueni për të fuqishmit, e sot kah u batë kaq të mëshirshëm bre?

Zoti ju marroftë!