Lajme

Zogiani i VV-së: Pagat s’janë fontanë dëshirash

02/01/2023 20:43
nga:Arsim Buxhovi

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbrojtur me fanatizëm vendimin e sotshëm të qeverisë së Kosovës për ta caktuar koeficientin e pagave të sektorit publik në vlerë 105 euro, ndonëse vendimi është kritikuar dhe ka ngjallur pakënaqësi të shumta.

Mes përkrahësve të vendimit qeveritar, është edhe zyrtari i VV-së, Avni Zogiani i cili te ligji që s’i rrit pagat mjaftueshëm, ka gjetur ngushëllim te argumenti se pagat e sektorit publik janë rregulluar.

“Koeficienti i pagave ndryshon ne proporcion me rritjen ekonomike, por e rendesishme eshte qe sektori publik me ne fund është i rregulluar e pagat nuk janë fontanë dëshirash! Mos harroni, këtu ka pasur individe qe e kane dyfishuar pagën e vet sapo kane hipur ne pushtet. Kjo s’mund te behet më!”, ka shkruar Zogiani.