Lajme

Zogiani: Dallimi i vetëm mes të Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është pronësia

06/09/2022 21:20
nga:G B

Panelisti Avni Zogiani ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova nuk mund t’i bashkohet Ballkanit të Hapur derisa nuk i normalizon marrëdhëniet me Serbinë.

Zogiani tha se Kosova nuk mund të futet në një nismë të tillë pa pasur dhe garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.

“Kosova nuk mund t’i bashkohet Ballkanit të Hapur pa normalizuar marëdhëniet me Serbinë”, tha ai.

Tutje ai shtoi se edhe Procesi i Berlinit, si nismë, është i njëjtë i me Ballkanin e Hapur, por që dallon në një pikë.

“Dallimi i vetëm mes Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është pronësia. Në Procesin e Berlinit kemi në pronësi Scholzin. Gjermania del si garantuese. Këtu i shoh si pronar dy autoritarë. Vucic e Rama. Nuk mund si Kosovë t’u bashkohemi këtyre nismave pa pasur garanci nga një shtet i madh”, shtoi ai.