Lajme

Zogaj: Kurtit iu kish mpirë krahu duke bërë selfie në Paris

11/12/2021 16:31
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka ironizuar me postimin e fundit të kryeministrit, Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Zogaj thotë se të njëjtit i ishte mpirë krahu duke bere selfie me pjesemarresit e Samitit te Paqes ne Paris.

Ai tutje thotë se i njëjti do të duhej të ishte duke mbajtur fjalime dhe jo duke bërë selfie.

Postimi i plotë:

KM Kurtit iu kish mpire krahu duke bere selfie me pjesemarresit e Samitit te Paqes ne Paris. Me raste i kishte ndihmu edhe Rita.

Ne vend qe te ishte duke mbajtur ndonje fjalim ne kete samit, burri e shpenzon kohen me selfie. Sic duket, i vetmi njeri qe eshte i gatshem me e taku Kurtin kurdo, eshte Borrel, e kjo dihet pse.

Duket ashiqare qe lideret boteror nuk e kane kuptu revolucionin e 14 Shkurtit ?

Kryeministri Kurti takohet me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Kamala Harris, dhe liderë të tjerë botërorë në Paris