Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se në darkën e shtruar nga presidenti Macron dhe bashkëshortja e tij është takuar me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Kamala Harris.
Tutje ai ka theskuar se në Paris po diskutohet për bashkëpunimin dhe paqen.
“Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell”
Postimi i plotë:
Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff.
Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota.
Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell.


