Sporti

Zlatan Ibrahimovic shumë pranë rikthimit në skuadër, synon të jetë në formacion startues për ndeshjen ndaj Sampdorias

07/28/2021 15:59
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic vazhdon të punojë në palestër dhe duhet të jetë në gjendje të fillojë vrapimin javën e ardhshme.

Trajnimi para-sezonal ka qenë në palestër deri më tani për veteranin e Rossonerëve, i cili pësoi një dëmtim në gju dhe iu nënshtrua një operacioni më 18 qershor.

Tuttosport pretendon se ai do të kthehet nga java e ardhshme dhe do të fillojë përgatitjen fizike për sezonin e ri, përcjell GazetaBlic Sport.

39-vjeçari vazhdoi qëndrimin e tij në San Siro pasi kontribuoi me 15 gola në 19 ndeshje të Serie A sezonin e kaluar, por humbi një pjesë të madhe të sezonit për shkak të dëmtimeve të muskujve.

Zlatan po synon të kthehet me kohë për ndeshjen e parë kundër Sampdoria më 23 gusht.

Milani përfundoi i dyti në Serie A 2020-21, duke u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/